Pentagoni po zhvillon një strategji bërthamore që do t’i jepte presidentit amerikan një gamë më të gjerë opsionesh bërthamore në një konflikt të mundshëm me Rusinë ose Kinën, raportoi NBC të mërkurën, duke cituar burime që kanë dijeni mbi planet.
Qasja e propozuar thuhet se do t’i kushtonte më shumë rëndësi armëve bërthamore taktike me rreze të shkurtër veprimi në konfliktet rajonale, në vend që të mbështetej kryesisht në armët bërthamore strategjike me rreze të gjatë veprimi.
Sipas NBC, shqyrtimi i klasifikuar synon të adresojë skenarët e mundshëm në të cilët aleatët e SHBA-së sulmohen nga Rusia ose Kina në një konflikt rajonal. Raportohet se ai mbikëqyret nga shefi i politikave të Pentagonit, Elbridge Colby.
Zyrtarët e mbrojtjes amerikane i thanë NBC-së se qëllimi është t’i ofrohet presidentit opsione bërthamore më “realiste dhe të besueshme”, duke argumentuar se një gamë më e gjerë zgjedhjesh do të “forconte parandalimin”.
6 muaj më pare skadoi traktatki START, marrëveshja e fundit dypalëshe e mbetur që kufizon arsenalet bërthamore strategjike të SHBA-së dhe Rusisë.
I nënshkruar në vitin 2010 dhe i zgjatur në vitin 2021, traktati i kufizoi secilën palë në 1,550 koka bërthamore strategjike të vendosura dhe 700 sisteme shpërndarjeje të vendosura, ndërsa parashikonte transparencë dhe masa verifikimi në vend.
