Papa Leo do të vizitojë Uruguain, Argjentinën dhe Perunë nga 6 deri më 17 nëntor. Kështu njoftoi Vatikani të mërkurën. Ky do të jetë një udhëtim i madh për udhëheqësin katolik i cili kaloi dekada si misionar dhe peshkop në Peru përpara se të bëhej Papë vitin e kaluar.
Vatikani tha se Papa do të qëndrojë nga 6 deri në 8 nëntor në Uruguai, nga 8 deri në 11 nëntor në Argjentinë dhe nga 11 deri në 17 nëntor në Peru.
Leo, papa i parë i lindur në SHBA, është gjithashtu shtetas i Perusë, ku shërbeu si peshkop i Chiclayo, në veriperëndim, nga viti 2015 deri në vitin 2023.
Vatikani tha se Papa do të vizitojë Çiklajon, si dhe Limën, Kuskon dhe Pukalpën gjatë qëndrimit në Peru. Në Argjentinë, ai do të vizitojë Buenos Airesin, Kordobën dhe Lujanin. Në Uruguai, ai do të vizitojë Montevideon, Paysandunë dhe Floridën.
Vatikani nuk ofroi detaje të mëtejshme rreth vizitave, duke thënë se itineraret e plota do të bëhen të disponueshme më vonë.
