I vunë tritol në derë të shtëpisë/ Kush është Ylli Zalla, në kërkim si i përfshirë në vrasjen e dyfishtë në Rinas

AKTUALITET


Një shpërthim  me tritol ka ndodhur gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës. Një sasi lëndë plasëse është vendosur në derën e banesës së Ylli Zallës, një emër i njohur për Policinë e Shtetit.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në banesë, ndërsa ka marrë flakë dhe është djegur edhe automjeti në pronësi të Zallës, i cili ishte i parkuar pranë banesës.

Nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja.

Kush është Ylli Zalla

Ylli Zalla prej disa muajsh është në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorët që morën pjesë në vrasjen e dy personave në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbetën të vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, alias “Sheqeri”.

Në kuadër të hetimeve, pak muaj më parë, gjatë kontrollit në banesën e Ylli Zallës, shërbimet e policisë gjetën një sasi të konsiderueshme armësh dhe lëndësh plasëse.

Sipas të dhënave të bëra publike në atë kohë, në banesë u sekuestruan 3 kallëpe tritoli, 12 granata dore, 4 armë zjarri, rreth 6 mijë fishekë, 5 bomba me telekomandë, si dhe mbi 2 kilogramë kanabis.

Zalla vijon të jetë në kërkim nga autoritetet, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur edhe shpërthimin e ndodhur gjatë natës në banesën e tij në fshatin Zallë të Fushë-Krujës.



Skip to toolbar