Masakër me 6 të vrarë në Michigan të SHBA, autori gjendet i vdekur brenda një makine!

BOTA


Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në një seri vrasjesh të regjistruara dje në Michigan të SHBA-ve, në dinamikë dhe motive që po hetohen nga autoritetet.

I dyshuari kryesor, 39-vjeçari Chad Hickman, raportohet se u gjet gjithashtu i vdekur në automjetin e tij, pasi i dha fund jetës me armë zjarri.

Ngjarja nisi pak para mesditës, kur policia u njoftua për të shtëna me armë në një banesë. Kur mbërritën në vendngjarje, efektivët gjetën tre persona të pajetë dhe një tjetër në gjendje kritike.

I plagosuri u dërgua në spital, ndërsa Hickman ishte larguar. Gjatë operacionit për gjetjen e tij, policia zbuloi një viktimë të katërt në një banesë tjetër. Pak më vonë, automjeti i 39-vjeçarit u gjet në një zonë të pyllëzuar pranë një liqeni.

Brenda tij u gjetën Hickman dhe një tjetër person, të dy të vdekur.

Sipas të dhënave të gjykatës, Hickman ishte në proces divorci. Ai kishte precedentë penalë dhe në vitin 2024 ishte dënuar me më shumë se një vit burg, pasi ishte deklaruar fajtor për dy kundërvajtje.

Në të kaluarën, ai ishte akuzuar gjithashtu për kontribut në sulmin ndaj një të mituri dhe abuzim të shkallës së katërt me fëmijë, për një incident të vitit 2010.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivin e vrasjeve.



Skip to toolbar