Kërcet arma në Dibër pas përleshjes në fis! Nipi qëllon me pistoletë xhaxhanë pasi i dhunoi nënën dhe arratiset

AKTUALITET


Një sherr në fis për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi në zonën e Dibrës.

Policia vendore njoftoi se parandaloi përshkallëzimin e situatës dhe krimin, teksa u përdor edhe armë zjarri e të shtëna në ajër nga një prej të dyshuarve që u shpall në kërkim.

Rezulton se fillimisht janë përleshur kunatat mes tyre dhe më pas djali i të dhunuarës ka përdorur një pistoletë duke qëlluar në ajër dhe kërcënuar xhaxhanë e tij.

Policia tha se ka bërë një arrestim, shpalli në kërkim autorin kryesor dhe procedoi 3 persona të tjerë, mes tyre dy kunatat

“Dhunoi kunatën e tij dhe gjatë konfliktit, djali i saj qëlloi në ajër me armë zjarri, me qëllim kanosjen e xhaxhait të tij, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit. Ndalohet 34-vjeçari që dhunoi kunatën, shpallet në kërkim 19-vjeçari që qëlloi me armë zjarri në ajër, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë”, tha policia vendore.

Teksa më tej sqaron se:

“Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në një familje në fshatin Majtarë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përfshirjen në konflikt”.

Për krimin u kryen edhe veprimet hetimore paraprake.

“Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve policore, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe u vu në pranga shtetasi D. E., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar kunatën e tij, shtetasen F. E., 40 vjeçe. Ndërkohë, u shpall në kërkim djali i 40-vjeçares, shtetasi F. E., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri, me qëllim kanosjen e shtetasit D. E., xhaxhait të tij. Vijon puna për kapjen e tij dhe kontrollet për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur gjatë konfliktit. Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset F. E., 40 vjeçe, dhe A. E., 25 vjeçe, pasi kanë dhunuar njëra-tjetrën, si dhe për shtetasin E. E., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të fshehë provat në vendngjarje”, sqaron policia e Dibrës mes të tjerash.

Njoftimi i Policisë Dibër:

Dhunoi kunatën e tij dhe gjatë konfliktit, djali i saj qëlloi në ajër me armë zjarri, me qëllim kanosjen e xhaxhait të tij, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.

Ndalohet 34-vjeçari që dhunoi kunatën, shpallet në kërkim 19-vjeçari që qëlloi me armë zjarri në ajër, si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë.

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në një familje në fshatin Majtarë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përfshirjen në konflikt.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve policore, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe u vu në pranga shtetasi D. E., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar kunatën e tij, shtetasen F. E., 40 vjeçe.

Ndërkohë, u shpall në kërkim djali i 40-vjeçares, shtetasi F. E., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri, me qëllim kanosjen e shtetasit D. E., xhaxhait të tij. Vijon puna për kapjen e tij dhe kontrollet për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur gjatë konfliktit.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset F. E., 40 vjeçe, dhe A. E., 25 vjeçe, pasi kanë dhunuar njëra-tjetrën, si dhe për shtetasin E. E., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të fshehë provat në vendngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”.



Skip to toolbar