I fshihej drejtësisë prej kohësh, arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla

AKTUALITET


Arrestohet në Krujë Ylli Zalla, një personazh i shumëkërkuar nga Policia. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili ka përgëzuar strukturat e Policisë së Shtetit për përfundimin me sukses të operacionit.

Sipas Lamallarit, operacioni u zhvillua në Krujë dhe në të morën pjesë Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë. Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit”, shkruan ministri i Brendshëm.



Skip to toolbar