‘Tropicals’: Shqipëria është numër një e turizmit në Europë

AKTUALITET


Shqipëria po kthehet në një nga destinacionet turistike më tërheqëse të Evropës, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e vizitorëve ndërkombëtarë.

Bukuria natyrore, plazhet me ujëra të kristalta, qytetet bregdetare, ushqimi tradicional dhe mikpritja shqiptare janë ndër elementët që po e bëjnë vendin gjithnjë e më të kërkuar nga turistët.

Sipas një postimi të publikuar nga faqja e udhëtimeve “Tropicals”, Shqipëria veçohet edhe për peizazhet e saj të paprekura dhe përvojat turistike që ofron me një kosto relativisht të favorshme krahasuar me destinacione të tjera të njohura mesdhetare.

Interesi ndërkombëtar për vendin ka ardhur në rritje, ndërsa Shqipëria po largohet gjithnjë e më shumë nga imazhi i një destinacioni të panjohur të Ballkanit. Bregdeti Jonian, ujërat e pastra dhe kombinimi i natyrës me kulturën po e vendosin vendin në fokusin e turistëve që kërkojnë alternativa të reja në Evropë.

“Ky është sinjali yt për të zbuluar Shqipërinë para se ta zbulojnë të gjithë të tjerët”, shkruhet në postim, duke e cilësuar Shqipërinë si një destinacion që meriton të vizitohet.



Skip to toolbar