“Bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin e një të dyshuari në kërkim në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Policia e Shtetit arrestoi shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi.
Ai kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për të nisur procedurat e ekstradimit.
Kështu vihet në jetë partneriteti ynë: duke shkëmbyer informacion, duke mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duke punuar së bashku për të luftuar krimin transnacional dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve tona”, shkruan ambasada.


