Shqipëria do të prodhojë uniforma ushtarake dhe aksesore për forcat e armatosura brenda dhe jashtë vendit, kryesisht vendet e rajonit dhe aleatët e NATO.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi inspektoi punimet në kantierin “Guna Tactical”, një kompani e cila po lind si një ndërmarrje e përbashkët mes komapnisë shtetërore KAYO dhe kompanisë private MSSC.
Veç prodhimit të veshjeve ushtarake, pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për të ringritur dhe modernizuar sektorin e mbrojtjes, Guna Tactical do të gjenerojë edhe të ardhura nëpërmjet eksporteve si dhe do të punësojë 290 qytetarë duke e çuar në total numrin e të punësuarve ne këtë sektor në mbi 1 mijë.
