Zjarr i përmasave të mëdha në Malin e Shashicës, evakuohen 4 punonjës të gurores

AKTUALITET


Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë gjatë natës zonën e Shashicës, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Situata gjatë mbrëmjes së djeshme ka qenë e vështirë për shkak të përhapjes së flakëve, ndërsa ekipet në terren kanë punuar për izolimin e vatrave të zjarrit.

Për arsye sigurie, katër punonjës të një guroreje janë evakuuar nga zona, për shkak të afrimit të flakëve.

Në monitorim është mbajtur edhe landfilli i Shërishtës, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga përhapja e zjarrit.

Sipas informacioneve të fundit, nuk raportohet rrezik për banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Aktualisht situata paraqitet më e qetë, ndërsa vatrat e zjarrit janë drejt izolimit të plotë. Ekipet vijojnë të monitorojnë zonën për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.



Skip to toolbar