SHBA: Shqipëria, aleat strategjik/ I dërguari i Trump vizitë në Parlament: Kontribut për paqe!

#NËRADAR


SHBA vlerësojnë kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë për angazhimin në Bordin e Paqes, promovimin e dialogut dhe stabilitetit në rajon dhe rolin si aleat i besueshëm i NATO-s.

Këtë të hënë, në Tiranë, zbarkoi i dërguari special i Presidentit Trump për partneritetet globale, i cili takimet zyrtare i nisi nga Parlamenti i Shqipërisë.

Sipas Ballës, ambasadori Paolo Zampolli, vlerësoi me nota të larta Shqipërinë dhe kryeministrin Rama.

“Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Shqipëria është shembull i rolit dhe partneriteteve për paqe e stabilitet. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe gjithashtu u vlerësua nga Ambasadori anëtarësimi i Shqipërisë përmes Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes” shprehet Balla. 

Në Kryesinë e Kuvendit, Paolo Zampolli u takua edhe me Flamur Nokën.

Por me ardhjen e tij në Shqipëri, ka rënë në sy se i dërguari special i Trump, Paolo Zampolli ka patur një vizitë edhe në 35-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve.

Në një kohë kur, po paralajmërohet zyrtarizimi i themelimit të Shtetit të ri Bektashi.



Skip to toolbar