Kreu i PDK-së, Bedri Hamza para mijëra qytetarëve në “Marshin për Liri” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë tha se Kosova kujton, nderon dhe mbron sakrificën e UÇK-së.
Hamza tha se vendimi që do të lexohet në Hagë me 16 shtator do të ndjehet prej afër nga familjet e dëshmorëve, veteranët e luftës, nënat që mbajnë ende dhimbjet e luftës dhe fëmijët që u rritën pa baba.
“Sot në këtë shesh të Prishtinës nuk po shoh vetëm mijëra qytetarë, po e shoh Kosovën, po i shoh njerëzit që e kanë mbajtur Kosovën gjallë në ditët më të vështira, po i shoh njerëzit familjet që kanë paguar çmimin e lartë për lirinë. Po i shoh veteranët që në trupin e tyre i kanë plagët e luftës, po i shoh njerëzit dhe po e shoh një brez të tërë që nuk e mori lirinë si dhuratë. Sot nuk kemi ardhur këtu për të marshuar, kemi ardhur për të dëshmuar se Kosova kujton, nderon dhe mbron UÇK-në.


