Analisti nga Shkupi, Sefer Selimi, ka komentuar atmosferën në Prishtinë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Selimi e përshkroi tubimin si një shprehje të fuqishme mbështetjeje, duke deklaruar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së është instrumentalizuar për të njollosur luftën e Kosovës.
Sipas tij, procesi gjyqësor është shndërruar në një mjet propagandistik kundër luftës së UÇK-së.


