Në mbështetje të marshit kombëtar që zhvillohet sot në Prishtinë (12 shtator), në solidaritet me drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora janë nisur drejt Kosovës.
Dhjetëra qytetarë, të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga diaspora, kanë kaluar përmes pikës kufitare të Morinit për t’iu bashkuar marshimit në Prishtinë.
Fluksi i mjeteve në hyrje të kufirit kosovar ka qenë i lartë dhe madje ka pasur radhë të gjata.
Mes tyre ka edhe emigrantë të ardhur nga Zvicra, të cilët kanë udhëtuar drejt Kosovës për të qenë pjesë e këtij tubimi.


