“Drejtësia po godet rendin kushtetues”- Çupi: Gjyqësori në Shqipëri është mësuar me para në xhep

Më të fundit


Vijon lufta gjykata-qeveri për pagat e magjistratëve, ndërsa 17 shtatori nuk është larg, kur do të miratohet ligji, që e mundëson diçka të tillë.

Kryeministri Edi Rama reagoi pasi Gjykata Administrative vendosi për zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit, duke i kujtuar se njësoj duhet të veprojë dhe për çështjet që qëndrojnë në sirtarët e saj.

Analisti Frrok Çupi ka komentuar për ‘Orën e Fundit’ në ABC News përplasjet e fundit mes pushteteve dhe debatet për pagat e gjyqësorit.

Çupi tha se, ndërsa kryeministri Edi Rama shprehet se pushtetet duhet të jenë të pavarura, sipas tij gjyqësori po kërkon që gjithçka të varet prej tij.

Analisti e cilësoi situatën si “goditjen e tretë brenda një stine”, duke e lidhur atë me një sërë problematikash që, sipas tij, kanë prekur vendin.

Çupi kritikoi gjithashtu gjyqësorin, duke pretenduar se gjykatat kanë humbur fokusin te shërbimi ndaj qytetarëve.

“Rama po thotë se pushtetet duhet të jenë të pavarura, ndërsa gjyqësori thotë që të gjitha të varen dhe gjyqësori të jetë i pavarur. Nëse do të ishte kështu, do të ishte si këmbanat e paakorduara dhe shteti bie. Themelorja është se kjo është goditja e tretë brenda një stine, drejtësia po godet rendin kushtetues. Jemi pas sulmeve kibernetike, luftës hibride, zjarreve dhe tani kemi sulmet e drejtësisë. Gjykatat kanë harruar që t’u shërbejnë qytetarëve, gjyqësori në Shqipëri është mësuar me para në xhep. Ligji për pagat, sipas ekspertëve, ka lënë për të dëshiruar, por ata nuk e falin sepse duan të marrin sa më shumë pagë”, tha analisti.



Skip to toolbar