Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se është gati të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin gjatë samitit të G20 në Miami.
I pyetur nga Deutsche Welle nëse do të takohej me Putin në samitin në dhjetor nëse të dy udhëheqësit do të ftoheshin, Zelensky tha:
“Po, sigurisht. Duhet të shkojmë. Duhet të takohemi, të flasim dhe të marrim vendime.”
Por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u citua nga agjencia ruse e lajmeve TASS të ketë thënë se “nuk e dimë ende nëse do të shkojmë në Miami”.
Peskov përsëriti kërkesën e Putinit që Zelensky duhet të shkojë në Rusi.
“Nëse ai vërtet dëshiron të takohet me Putinin, atëherë Putini ka thënë më parë se mund të fluturojë për në Moskë.”, tha Peskov.


