Burri vrau me thikë gruan, zbulohen detajet e para! Krimi në sy të nipit të mitur dhe dhëndrit të familjes

AKTUALITET


Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot Tiranën, ku në rrethana dhe motive ende të paqarta burri ka vrarë gruan dhe më pas është arratisur.

Ngjarja ndodhi në afërsi të SPAK-ut, zona pranë “Stacionit të Trenit”.

Sipas hetimit paraprak mësohet se krimi ndodhi në sy të nipit të mitur të çiftit të bashkëshortëve dhe dhëndrit të tyre.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e krimit. Sakaq, po punohet për arrestimin e autorit të dyshuar.



Skip to toolbar