Komiteti i Stabilizim Asociimit/ Balla: Synimi i Shqipërisë integrimi në BE. Shteti i së drejtës, themeli i këtij procesi

Më të fundit


Është mbledhur sot në 21 shtator Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Fjalën i pari e mori kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Balla deklaroi se integrimi europian është një proces kombëtar dhe parlamenti duhet të ketë rol kyç.

“Mesazhi që erdhi nga qytetarët ishte i drejtpërdrejtë, ata nuk kërkojnë vetëm që Shqipëria të hyjë në BE, por që standardet e BE të behën pjesë të përditshmërisë së tyre. Pasqyrë Albania një pasqyrë publike, ku qytetari mund të gjejë një informacion të plotë. Mendoj që edhe Kuvendi i Shqipërisë, duhet ta gjejë veten në këtë kontekst.

Synimi është që transparenca të mos zbatohet vetëm te deklaratat publike, por te angazhimi dhe transparenca. Agjenda jonë e vetëm është që të diskutojmë, të diskutojmë rolin e Kuvendit në procesin e anëtarësimit. Në veçanti shteti i së drejtës mbetet themeli, mbi të cilën ndërtohet ky proces.

Në këtë fazë ku jemi nuk na mjafton vetëm që të kemi ligje të afruara me standardet e BE, por ligje dhe institucione që funksionojnë. Ne duhet të vazhdojmë që të investojmë në fqinjësinë e mirë. Në Ballkanin Perëndimor më të lidhur, bashkëpunues me interesat europiane.

Jam i bindur se diskutimet e sotme do të jenë të hapura dhe të funksionuar në hapa konkrete për integrimin në BE. Në këtë frymë ju uroj mirëseardhjen në Tiranë”, tha Balla.



Skip to toolbar