Aksident fatal në Elbasan, makina përplas për vdekje një grua

AKTUALITET


Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, në Elbasan.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet i drejtuar nga F. Q., 47 vjeç, banues në Papër, ka përplasur një grua këmbësore, rreth 60 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje.

Viktima nuk është identifikuar ende.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprimet e mëtejshme procedurale.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si edhe për identifikimin e viktimës.



Skip to toolbar