Analisti Artur Nura thotë se kryeministri Edi Rama po vendos ura komunikimi me diasporën, teksa së fundmi është takuar me komunitetin shqiptar në Miçigan të SHBA.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Nura u shpreh se BE e do Shqipërinë pjesë të unionit, teksa këtë të hënë u mbajt takimi i 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian.
Sipas Nurës, me futjen e Shqipërisë në BE përfiton çdo shqiptar, edhe ata që dalin në protestë.
“Rama po synon të komunikojë me diasporën në mënyrë kapilare. Duke thënë që Shqipëria ka nevojë për ju, mbështetje nga ju. Unë e lexoj që diaspora është instrument komunikimi i rëndësishëm. E shoh një dialog të ndërtuar për komunikim dhe bashkëpunim. Shteti shqiptar, përveç komunikimeve virtuale, kërkon të jetë e pranishme edhe fizikisht. Unë ndoqa një pjesë të mirë të takimit, ku u tha se ne vijmë këtu që Shqipëria të bëhet pjesë e BE.
Mund t’i kërkohet shumicës të jetë më tolerante. Mund të mendosh se ke të drejtë, por po nuk binde popullin, je i detyruar, raporti i forcave elektorale vendos. Por ama, apeli ishte edhe për pakicën, duhet të jeni të kontrolluar. Edi Rama ka vënë një bast, Shqipëria në 2030 në BE. Përfitojnë të gjithë shqiptarët. Sigurisht, edhe ata që dalin në protestë. Rama në komunikimin me publikun, më shumë konsideron ata, se opozitën parlamentare”, theksoi ai.


