Analisti Roland Bejko ka komentuar situatën në sistemin e drejtësisë, duke u ndalur te çështja e pagave të funksionarëve dhe problematikat që, sipas tij, janë krijuar pas reformës në drejtësi.
Sipas tij, për çështjen e pagave ekziston një hierarki e përcaktuar, ku presidenti e ka pagën më të lartë dhe më pas vijojnë funksionarët e tjerë.
Analisti u ndal më tej te reforma në drejtësi, për të cilën tha se “zanafilla nisi gabim”.
“Ata janë duke thënë që kur tjetri që është në një pozicion nuk bën për vete, nuk bën as për tjetrin. Kjo është shpresëdhënëse, se mund të bëhen dhe të tjerat.
Si ka mundësi që një strukturë e tërë të veprojë kaq shpejt për të qarë hallin personal për pagat, ku në fakt çdo funksionar, përpara se t’i shërbejë vetes, duhet t’u shërbejë të tjerëve? Për këtë element kanë rënë dakord dhe është hierarkia e pagave, ku presidenti e ka më të lartë dhe më pas të tjerët.
Zanafilla nisi gabim me reformën në drejtësi. Problem më i madh është shtimi i dosjeve, u rrëzua qëllimi kryesor. E dyta ose e treta është dhe eliminimi i stokut të dosjeve.”


