“Nuk ka drejtësi për qytetarin”, Ish prokurori: Ja pse ‘shkencëtarët’ e dështuan reformën në drejtësi

Më të fundit


Ish-prokurori Ervin Karanxha ka kritikuar reformën në drejtësi dhe mënyrën se si është zbatuar ajo ndër vite. Në një deklaratë të tij, Karanxha tha se reforma ka krijuar problematika të shumta, ndërsa theksoi se drejtësia për qytetarin mbetet problem i madh.

Sipas Karanxhës, ekspertët që hartuan reformën duhet të mbajnë përgjegjësi për mënyrën se si janë ndërtuar ligjet dhe mekanizmat e sistemit. Karanxha kritikoi gjithashtu fokusin e debatit vetëm te SPAK-u, duke argumentuar se Reforma në Drejtësi nuk mund të identifikohet vetëm me Prokurorinë e Posaçme.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tij lidhet me numrin e dosjeve dhe kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore. Karanxha ka deklaruar edhe më herët se numri i dosjeve të mbartura është rritur ndjeshëm.

“Shkencëtarët e reformës në drejtësi janë mendimtarë që e kanë parë çështjen në thellësi, por ka shumë problematika reforma në drejtësi. Kryeministri iu drejtua për një çështje dhe u ndanë 4-4 dhe çështja u rrëzua për procedurë.

Drejtësi për qytetarin nuk ka fare. Kemi një shkarje masive, është një problem masiv. Problem është se kemi harxhuar mbi 400 milionë euro dhe nuk dihen ku kanë shkuar këto para, qytetarët shqiptarë nuk kanë më drejtësi.

Shkencëtarët që në 2016 referuan te drejtori juridik për këtë pagë. Duhet t’i shohin ligjet kur bëhen. Sot mundohen të justifikohen. SPAK ka ecur, ka zhvillime pozitive, 2 për qind të çështjeve i ka SPAK, ndërkohë 98 i ke të humbura. 98 për qind e qytetarëve nuk kanë drejtësi, po shkojnë 200 mijë dosje dhe këta njerëz duhet të flasin.

Reforma në drejtësi nuk ka qenë SPAK, ka qenë një pikë. Gjyqet bëhen në salla këshillimi. Të shohësh vendimet e Gjykatës së Lartë i ke me njoftime, sot i ke në dhomë këshillimi.

Dalëm te Veliaj, që Kushtetuesja e ktheu në Gjykatë të Lartë dhe duhet ta bënte me dyer të hapura. E bën në dhomë këshillimi.

Këta shkencëtarë duhet të pyeten. Lënia e Shqipërisë pa drejtësi është puç ndaj drejtësisë.”  



Skip to toolbar