Albatros Rexhaj dhe analisti Ergys Mërtiri zhvilluan një debat në emisionin “Real Story”në ABC News, ku diskutuan arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, dhe detajet e publikuara së fundmi lidhur me raportin e saj me Ergys Agasin.
Rexhaj u shpreh se një marrëdhënie personale nuk është në vetvete provë se janë dhënë informacione sekrete.
“Raporti personal nuk nënkupton që janë dhënë informacione. Sepse po bën edhe një gjyq ku dëshiron që njerëzit të binden që janë fajtorë. Çfarë fitojmë ne nëse kuptojmë që Vlora dhe Ergysi mund të jenë dashnorë? Fakti që ka raport personal nuk nënkupton që ka dhënë informacione. Nëse SPAK nuk i nxjerr në media që ka dhënë detaje, atëherë të mos nxjerrë edhe detaje personale”, tha Rexhaj.
Nga ana tjetër, Ergys Mërtiri tha se SPAK nuk duhet të publikojë informacione nga hetimet, por argumentoi se në këtë rast çështja ka rëndësi për shkak të natyrës së informacionit që pretendohet se mund të jetë nxjerrë.
Ai shtoi se, nëse një marrëdhënie personale do të kishte shërbyer si shkak për nxjerrjen e sekreteve shtetërore, kjo do të ishte me interes publik për t’u hetuar.
“Sigurisht që SPAK nuk duhet të rrjell informacion. Por nuk besoj se ka nevojë për gjyq publik sepse as Rama nuk po del ta mbrojë. SPAK prej 3 vitesh shënjestra më e madhe për gjyq publik. Ti thua që duhet të jenë të vetmin njerëz të mos hanë presionin. Nëse një punë dashuriçke bëhet shkak që sekrete të shtetit shqiptar marrin dhen ne na intereson. Jo sepse je kreu i Shërbimit sekret dhe një nga dashnoret është agjente e Serbisë kjo nuk është pak”, tha Mërtiri.


