Arrestimi i kreut të SHISH ndez përplasje në Kuvend, pas rrëzimit të kërkesës së Sali Berishës dhe të tijve për interpelancë me kryeministrin. Socialistët i kujtojnë Sali Berishës, Bashkim Gazideden, njeriun që ishte autor i ngjarjeve të 1997, ku u vranë civilë, gazetarë e Shqipëria rrezikoi luftën civile. Gazidede vdiq në arrati, por u varros në Tiranë me funeral shtetëror nga Sali Berisha, përballë zemëratës së njerëzve.
Në replikë ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha, foli deputeti i PS, Blendi Klosi. Kundrejt akuzave të Berishës për lidhje me aferën ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Klosi akuzoi Berishën se gjithnjë ka sulmuar institucionet e inteligjencës, teksa kujtoi edhe precedentin me ish-kreun e SHISH, Bashkim Gazidede.
“Në 22 vite ke drejtuar këtë forcë politike, por nuk ke hequr dorë nga akuzat për çdo institucion dhe krerët e shërbimeve sekrete. E përmende vetë, ke goditur institucionet e sigurisë kombëtare.
Eriona Ismaili iu përgjigj akuzave të opozitës për rastin e Vlora Hysenit duke rikthyer debatin te SHIK-u gjatë qeverisjes së Sali Berishës.
“S’kanë si ta harrojnë shqiptarët SHIK-un e atëhershëm si pushtet të pakufijshëm në duart e xhelatëve të Berishës, që përndiqte, dhunonte, vriste si polici politike dhe që s’jepte llogari askund”, tha ajo.


