Arrestimi i Vlora Hysenit/ Alesia Balliu: Berisha nuk duhet të komentojë, është më keq i inkriminuar

AKTUALITET


Ish anëtarja e PD, Alesia Balliu thotë se shqiptarët duhet të ngrihen, pas arrestimit të Vlora Hysenit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Balliu u shpreh se reforma në drejtësi po jep rezultate.

Balliu shtoi se Sali Berisha nuk duhet të komentojë, pasi është më keq i inkriminuar.

“Nuk duhet të ngrihen të gjithë demokratët, por duhet të ngrihen të gjithë shqiptarët. Reforma në drejtësi sot po jep rezultatet, që në kohë të Saliut nuk i ka dhënë kurrë. Persona të lartë janë nën hetim. Personazhi në fjalë po i jep informacione private një personi që nuk ka lidhje me politikën. Që nga takimet e Ramës, e gjërat e tjera.

Zonja ka shkelur detyrën duke shitur informacionin shtetëror. Këtë material e ka sistemin e drejtësisë. Një individ që abuzon me detyrën shtetërore duhet të përgjigjet para sistemit të drejtësisë. Duhet ta lëmë drejtësinë të bëjë punë e vet. Berisha mban përgjegjësinë e situatës aktuale ku është Shqipëria, se me gjithë këto skandale që i kanë dalur zonjës, nuk do kishte shans që mazhoranca të ishte”, theksoi ajo.



Skip to toolbar