Analisti Skënder Minxhozi e konsideron skandaloze publikimin e dosjeve lidhur me çështjen e ish kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi shtroi pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse faktohet se nuk ka rrjedhje të sekreteve nga Shërbimi Informativ Shtetëror.
“A kanë shkuar informacionet në duart e krimit apo jo? Çfarë ka ndodhur? Shërbimi sekret ka filtruar me dorën e shefit të tij dokumente sekrete. Nëse po ndodh një proces kontrolli nga ana e vetë shërbimit, për të parë çfarë ka ikur dhe nuk ka ikur, nëse ky proces verifikimi, konkludon që nga shërbimi nuk ka dalë dokumente sekrete, atëherë çfarë ndodh? SPAK e ka ngritur jashtë mase stekën, por nëse del se nuk është kështu, çfarë mbetet? Këtë që ka ndodhur, nuk mund mos ta shoqëroj me faktin, që duke përfshirë edhe shefen e shërbimit, të dekonspirohen faqe, dosje, fraza. Nëse ky zjarr i madh që do të digjte të gjithë Tiranën, nuk rezulton, çfarë ndodh?Filtrimi i dosjeve hetimore në media, ishte dhe mbetet një skandal i jashtëzakonshëm. I shpall luftë more zotëri, i shpall të fajshëm. Po flas për ato copëzat e frazave. Ky është skandal”, theksoi ai.


