Dosja Hyseni/ “ Nuk ka copëza shpërdorimi, ka erotizëm”, Lami: Drejtësia të ndaj individin nga institucioni!

AKTUALITET


Analisti Roland Lami ka komentuar mënyrën se si, sipas tij, po sillen institucionet e reja të drejtësisë, duke theksuar nevojën për të bërë dallimin mes individit dhe institucionit..

Sipas tij, në rastin e Vlora Hysenit po lidhen çështje me jetën private të një personi dhe, të paktën sipas tij, publiku mund ta kuptojë këtë si shpërdorim.

 “ Si sillen institucionet e reja të drejtësisë, e ndajnë individin nga institucioni. Mua më rezulton se në rastin e arrestimit të Metës, Veliajt dhe Hysenit, nuk është respektuar procedura që kërkon të ndërmerret ku aludohet dhe ka dyshime objektive, procedurat janë të mirëpërcaktuara.Po lidhen me jetën private të një personi, të paktën publiku kupton shpërdorim. Nuk ka copëza të shpërdorimit, kemi vetëm erotizëm. Nuk ka të bëjë me mirëfunksionimin e institucionit. Nëse siguria kombëtare lidhet me interesin publik, nuk e dua sigurinë.”



Skip to toolbar