Dështon seanca gjyqësore në ngarkim të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, shkak u bë mungesa e avokatëve përshakak të bojkotit.
Gjatë seancës Kryemadhi kërkoi që të bëjë parashtrimet e saj pavarësisht se avokatja e saj është në bojkot, kërkesë e cila nuk u pranua.
Prokurorët e ccështjes u shprehën se për shkak të veprave penale që rëndojnë mbi Metën dhe Kryemadhin është e nevojshme prezenca e mbrojtësve. Si dhe kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit.
Avokatët u gjobitën me nga 5 mijë lekë.
Gjithashtu u pezulluan afatet e paraburgimit për Metën deri më 15 tetor kur do të zhvillohet seanca e radhës.


