LZHK kundër ndarjes territoriale/ Shehu: Rikthim i komunave dhe ulje e numrit të qarqeve

Më të fundit


Një ditë përpara kalimit në Parlament të reformës territoriale, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka mbajtur qëndrimin e saj kundër ndarjes së re administrative, duke kërkuar shtyrjen e votimit dhe një proces të bazuar në konsensus politik

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu, propozoi një tjetër organizim, atë të rikthimit te komunave dhe uljen e numrit te qarqeve.

“Ne jemi për një logjike tjetër që të bashkojmë komunitetet. Domethënë të krijohet koncepti i bashkive dhe i komunave se është më logjike për realitetin shqiptar. E dyta ne jemi edhe për uljen e numrit të qarqeve që të ketë edhe substancë kjo reformë. Kemi dy më të qarqe në një vend që bashkitë e komunat që janë bërë pak s’ka më logjikë kjo punë. Ne jemi për kalimin me dy raunde për zgjedhjet për kandidatë për kryetarë”, tha Shehu.

Për protestën e paralajmëruar nga opozita ditën e enjten përpara Parlamentit, Shehu nënvizoi se zgjidhja, nuk vjen përmes tubimeve, por përmes kompromisit politik

“Nuk është kjo s’është çështje proteste se nuk e zgjidh proteste këtë punë. Këtë punë e zgjidh një kompromis sepse ligji do kalojë atje në parlament dhe nuk do ishte logjike që të përfundoj me 82 tre vota të ardhura atje sepse në këtë lloj logjike, mbas dy vjetëve del një forcë tjetër një realitet tjetër një parlament tjetër dhe kthehet mbrapa. Duam që të bëhet një gjë që qëndrojë minimalisht një reformë administrative duhet shkoj dy dekada”, shtoi ai.

Sa i përket zgjedhjeve të ardhshme vendore, Shehu deklaroi se LZHK mbështet rikthimin e sistemit me dy raunde për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive. Sipas tij, nëse në raundin e parë asnjë kandidat nuk siguron 50% plus një të votave, gara duhet të shkojë në raund të dytë, duke u dhënë më shumë kandidatëve mundësi për të konkurruar.



Skip to toolbar