“Dritë jeshile” për fondet e BE për bujqësinë/ Ibrahimaj: Presim finalizimin e procedurave për dhënien e fondit IPARD

#NËRADAR


Programi IPARD III  pritet të marrë dritën jeshile për rifillimin e financimit për fermerët shqiptarë. Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se procesi është në fazën finale.

Shqipëria pret të përfitoj në kuadër të Programit Ipard 3 një fond prej 112 milionë eurosh dhe së bashku me 34 milionë të cilat vihen në dispozicion nga buxheti i shtetit shkojnë në total në 146 milionë euro.

“Presim finalizimin e procedurave per riakreditimin per fondet IPARD, është process që ka qenë i zgjatur kemi patur dokumentacione për të dorëzuar, presim që shumë shpejt fondet do të hapen, është një fond i rëndësishëm nuk jemi vendi i vetëm që kemi patur problematika me fondet e IPARD” u shpreh Ibrahimaj.

Ndër të tjera ministrja e Ekonomisë tha se brenda vjeshtës në prokurimet publike do të nisë përdorimi i inteligjencës artificiale.



Skip to toolbar