Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama takim me përfaqësues të biznesit: Nuk jemi vetëm në këtë program, krah keni Ministrinë

AKTUALITET


“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, është një program për të gjithë biznesin e vogël dhe të mesëm. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në takimin me përfaqësues të biznesit, ku theksoi se krah tyre në këtë program, është ministria e Ekonomisë.

“Është një program që është konceptuar për t’ju mbrojtur ju, por që qeveria e konsideron si program të vetin. Mininistria e Ekonomisë është në krahun tuaj, raporti me bankat, të jetë ministria ndërmjetësi dhe garanti juaj.

Pra, kur aplikimi që ju keni bërë mund të kthehet për një arsye apo tjetër, ministria është aty për ta mbështetur dhe për të këmbëngulur që të financohet.

Kur vjen puna te investimet në fshat, kemi përvec Dyfish sipërmarrjen kemi edhe programin tjetër të AZHBR. Nuk jeni vetëm në këtë marrëdhënie, programi që kishim më parë e kishte këtë problem. Në këtë program mes individëve dhe bankave është edhe qeveria.

Programi është për të gjithë pa asnjë përjashtim, por vetëm me kriteret e përcaktuara. Cdo biznes i vogël dhe i mesëm që ka një plan të marrë mbështetje, do fillojnë të gjithë të vijnë. Gjithmonë nëse s’je kompani ndërtimi, apo shërbim financiar”, tha Rama.



Skip to toolbar