Kërkesa për divorc nga ana e 27-vjeçares është një nga pistat që po hetohet për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në Gjilan. Nafije dhe vëllai i saj, Egzon Bugujevci, u vranë me armë zjarri. Për vrasjen është arrestuar bashkëshorti i saj, Valon Ramushi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Livoç i Ulët, ku mbeti i plagosur edhe Mazllum Bogujevci, kushëri i viktimave, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
dy viktimat dhe kushëriri i tyre ndodheshin në të njëjtin automjet kur Valon Ramushi iu afrua dhe hapi zjarr. Pas të shtënave, ai e dërgoi bashkëshorten në urgjencën e spitalit të Gjilanit, ku ajo mbërriti pa shenja jete.


