“Rama të bëjë transparente se kush fshihet pas protestës”/ Karamuço: Kush po detyron studentët?!

Më të fundit


Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi protestat e dhunshme në Shqipëri, duke kërkuar transparencë për personat që qëndrojnë pas tyre.

Ai theksoi se ndikimi i jashtëm nuk mund ta nxisë i vetëm një protestë, por mund ta shfrytëzojë situatën për të shtuar tensionet.

Karamuço nënvizoi detyrimin e shtetit për të sqaruar se kush qëndron pas akteve të dhunës dhe sulmeve ndaj bizneseve private. Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje nëse studentët pjesëmarrës veprojnë me vullnetin e tyre apo ndikohen nga aktorë të tjerë.

“Kryeministri shqiptar i premtoi popullit shqiptar se do e bënte transparente se kush fshihej pas kësaj. Nuk e bëri, por ka ardhur koha ta bëjë. Ndikimi i jashtëm nuk mund ta bëjë protestën, vetëm mund ta shfrytëzojë dhe i hedh benzinë zjarrit. 

Këta kanë detyrimin të nda thonë se kush është mbrapa kësaj proteste. Që edhe ne të jemi të qartë si publik që ta vlerësojmë këtë protestë. Kush po godet biznesin privat?! Detyrimi i shtetit është që të bëjë të qartë, që këta studentë janë vetëm aty apo po i detyron kush. Kush është i brendshmi dhe kush është i jashtmi?”, tha Karamuço.



Skip to toolbar