Dhuna në protestë/ Hita: Maskat, njerëz të rekrutuar nga jashtë. Asnjë prej të arrestuarve nuk është student

#NËRADAR


Kreu i policisë së Shtetit, Skënder Hita u shpreh sot në një konferencë për mediat, se prej 72 orësh Tiranë ndodhet nën sulm. Si pasojë e dhënës në protestë, Hita tha se janë plagosur 71 efektivë policie, disa prej tyre me dëmtime të rënda.

Hita u shpreh se pas maskave nuk janë studentë, por njerëz të rekrutuar brenda e jashtë vendit.

“Në këto ngjarje, deri më tani janë plagosur 71 efektivë, disa me dëmtime të rënda. Policia garanton të drejtën kushtetuese për të protestuar paqësisht, por protesta nuk mund të jetë mburojë për dhunën. Policia nuk është pronë e asnjë partie politike. Misioni është të mbrojmë jetë.

U bëj thirrje prindërve mos lejoni që nxënësit të përdoren apo përfshihen në akte dhune. Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë por akush smund ti përdorë.

Pas maskave nuk janë student por individë të rekruatuar nga organizatorë brenda e jashtë vendit. Nga të ndaluarit e natës së parë nuk pati asnjë student” u shpreh ai.



Skip to toolbar