“Dhuna nuk justifikohet”/ Mërtiri: Radikalizimi i protestës pasi njerëzit nuk ndihen të përfaqësuar

#NËRADAR


Analisti Ergys Mërtiri thotë se dhuna në protestë nuk duhet justifikuar, por sipas tij, protestuesit janë radikalizuar sepse ndihen të papërfaqësuar.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mërtiri u shpreh se sot, armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, janë politikanët që kanë vjedhur vendin.

Sipas tij, vota e qytetarëve nuk ka vlerë, sepse vullneti i tyre nuk përfaqësohet në parlament.

“Duhet të kuptojmë pse ndodh kjo dhunë. Ne nuk kemi as çfarë ruajmë. Ne jemi vend që nuk ke çfarë shkatërron. Ata njerëz atje, kanë urrejtje tashmë, për politikën, për realitetin. Ata e ndajnë Shqipërinë në dy pjesë, e zengjinëve dhe e varfërve. Kur them zengjinë, them ata që fitojnë para me tendera. Ata nuk kanë asnjë lloj ndjeshmërie ndaj këtij stabiliteti. Ata nuk e përjetojnë këtë lloj gjëje. Unë kam qenë çdo ditë në protestë, dhe më ka thënë që kur do e radikalizojmë këtë gjë. Vjen një moment që vjen në majë të hundës. Nuk po justifikoj dhunën.

Ju flisni për armiqtë e shqiptarëve. Armiqtë më të mëdhenj të këtij vendi sot, janë politikanët që e kanë shitur, e kanë kthyer në gjë të pavlerë këtë vend. Përballë llambushkave që djegin ata, është më pak se monopoli që bëjnë ata. Zjarri i ndezur në institucionet e shtetit, është më i vogël se kapja e institucioneve. Problemi më i madh që kanë këta, është se qytetarët nuk marrin pjesë në vendimmarrje, nuk ka demokraci. Vota jote nuk ka vlerë, vullneti i popullit nuk përfaqësohet në parlament. Kjo krizë vjen nga fakti që nuk ke përfaqësueshmëri, parlamenti është i kapur. Fajin e kanë këta që nuk përfaqësojnë popullin”, theksoi ai.



Skip to toolbar