Protesta, Mile: Mediat e huaja e lidhin protestën ende me Kushner

Më të fundit


Pedagogu Klementin Mile thotë se mediat e huaja amerikane e kanë lidhur protestën e dhunshme me studentët, si revoltë kundër projektit të Zvërnecit lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Mile u shpreh se në Amerike ka zgjedhje të mes mandatit dhe mesa duket, në televizionet amerikane ende vlen kjo lloj valence.

“Më ka bërë një gjë përshtypje sot. Po shikoja në internet, po shikoja New York Times, te ABC News amerikane, po shikoja që po pasqyrohej protesta, kjo protestë prapë me Kushner. Edhe pse nuk ka asnjë thirrje më. Janë duke e përdorur. Ka zgjedhje në Amerikë dhe mesa duket vlen akoma, ajo lloj valence. Por ama, që mund ta ngremë një pikëpyetje, mund ta ngremë”, theksoi ai.



Skip to toolbar