“Nuk u dogj asnjë biznes, nuk u turrën ata barbarë, tek bankat. Sepse Shqipëria sapo dilte nga një llahtar i humbjes së kursimeve të shqiptarëve. Nga ai matuf që bën thirrje për dhunë nga mëngjesi deri në darkë. Pse sulmohen sportelet e bankave? Është injoranca që thotë se shko se do gjesh lekë? Sulmohen sepse ky është plani, përhapja e panikut dhe ëndërr për të nxjerrë njerëzit në rrugë, për të gjetur para. Duan të ketë popull në rrugë, nuk ka popull. Një pjesë e popullit e mbështet. Ata që janë protagonistë në diasporë, janë personazhe të dështuara që udhëhiqnin fushatën e PD në diasporë. Në bulevard janë një pjesë e vogël e studentëve, të verbuar nga ideja ekstremiste. Ata studentë janë pengje të grupit të zjarrit, po përdoren të miturit. Aty brenda është edhe krimi. Para dy ditësh është neutralizuar një dron me eksploziv, i destinuar për të goditur kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm, një Zot e di çfarë pasojash, nuk ka të mitur që i shkon mendja ta vërë atë plan, që është një dorë e huaj. “, theksoi ai.
“U neutralizua një dron me eksploziv”, Rama: Do godiste Kryeministrinë. Duart e Putinit dhe Iranit në protestë
#NËRADAR09:10 - 18/10/2026
