Rama: Pronari i News 24 sajon rebelim të studentëve. Evazion fiskal miliona euro, mbrohet nga Prokuroria e Tiranës

#NËRADAR



“Është një kurth ku njerëz të paguar, të esktremizuar, të hutuar dhe të manipuluar, ku të reja dhe të rinj, janë pre e një ideologjie marrëzie, përfaqësuar nga antifa, antifashistë këta, kanë marrë peng të tërë të tjerët. Jo studentët e pronarit të News 24, televizioni prej të cilit, kam marrë para disa mesazhe nga një kameraman, na ndihmo, se nuk na paguajnë sigurimet shoqërore prej vitesh, dhe i marrim rrogat si lëmosha, një muaj po, tre muaj jo. Ky pronari që prodhon lajme me rebelim kudo, ka imunitet. Ia ka dhënë imunitetin Prokuroria e Tiranës.

Prej vitesh, përfaqësuesit e shtetit, tatimet kanë çuar padi për evazion fiskal për miliona euro. Pasi çohen dokumentet e evazionit fiskal, pra të fshehjes së parave., prokuroria ngre pikëpyetje për punonjësit e tatimit. Por kjo është gjë tjetër. Të sajuara në funksion të rrezimit të kësaj qeverie”, theksoi ai.



Skip to toolbar