Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca dënon dhunën e protestuesve ndaj Policisë së Shtetit.
Për gazetarët, Balla deklaroi se ndryshe nga disa vende të Europës ku ka protesta të dhunshme, në Shqipëri ka më shumë policsë se protestues të lënduar.
Sipas Ballës, të miturit nuk duhet të përdoren mish për top.
“Sot, protesta të ngjashme ka në shumë vende në Europë. Dallimi, në Shqipëri, dy ndër tre nga ata të paraqitur të plagosur janë punonjës policie. Në vendet e tjera, numri më i madh janë protestues. Më dhemb shpirti për këdo që lëndohet. Gjaku i Policisë së Shtetit është gjaku i shtetit.
Minorenët nuk duhet të jenë fare aty, prindërit të mos i lejojnë të përdoren mish për top. Të gjitha shkollat po bëjnë mësim. Nuk është pedagog Jamarbër Malltezi, ua jap me fotografi, 50 persona. Sa i përket pedagogëve, janë diku 10 mijë e pak profesorë në universitet. Sipas jush, duhet të dëgjojmë 735 dhe jo 9400 të tjerët. Kur e gjitha kjo tentativë për të dëmtuar Shqipërinë, për të sulmuar institucionet, është dëmtuar edhe kjo godinë”, theksoi ai.


