Kush është “Antifa” e Tiranës? Taulant Balla flet me emra: Si ka mundësi që…

#NËRADAR


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ngritur shqetësimin për ndërhyrjet e huaja ndaj Shqipërisë, duke përmendur Iranin dhe Rusinë.

Balla deklaroi se Shqipëria është përballur me sulme të vazhdueshme që nga viti 2022, duke pretenduar se Irani ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë gjatë periudhës që i parapriu asaj që u emërtua më vonë si “revolucioni i flamingove”.

“Kur këto ndërhyrje vijnë nga Irani dhe Rusia, i gjithë informacioni para se të bëhet publik duhet të verifikohet në kuadër të strukturave të NATO-s. Mund t’ua them qytetarëve: deklaroj me përgjegjësi të plotë, këtu në sulmin e vazhdueshëm ndaj Shqipërisë që nga 2022, përgjatë gjithë kohës që parapriu revolucionin flamingo, ka qenë Irani drejtpërdrejt i përfshirë, me bazë antisemite”, u shpreh Balla.

Gjatë diskutimit në “Real Story”, Balla u shpreh se grupi “Antifa” në Tiranë është Arlind Qori dhe persona të tjerë që, sipas tij, lidhen me këtë lëvizje.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi aktivitetin në rrjetet sociale të një përfaqësueseje të partisë së Agron Shehajt, duke pretenduar se ajo ndjek në mënyrë të vazhdueshme deklaratat dhe faqen e Ambasadës Ruse në Tiranë.

“Ti shiko se kush është Antifa Tirana, nga Arlind Qori me shokë. Si ka mundësi që ndjekësja më e paparë e deklaratave të ambasadës ruse në Tiranë dhe faqes së ambasadës është sekretarja, numri dy, i partisë së Agron Shehajt?”, deklaroi Balla.



Skip to toolbar