“Terrori jo nga qytetarët”- Rama drejton gishtin nga dhunuesit: Radikalë fetarë nxitën përçarje duke yshtur njerëz me precedentë! 

#NËRADAR


Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Ervin Demo kanë dalë në një adresim për qytetarët lidhur me protestat.

Kreu i qeverisë tha se në protestën e dhunshme janë përfshirë radikalë fetarë dhe nxitës të përçarjes.

“Probleme të studentëve, të rinisë, të gjitha legjitime. Dhuna, gjuha e gurit, të zjarrit, ofendimeve dhe kërcënimeve, e cila nuk mund të fitojë një status qytetarie, ku nuk duan një të ardhme të sigurt. Ne jemi duke punuar intensivisht me orë të zgjatura duke analizuar të dyja anët e kësaj medaljeje. Jam shumë i vëmendshëm në raport me arsyet reale dhe shkaqet.

Për aq kohë sa ajo protestë dhe ai terror urban u shkaktua jo nga qytetarët, por nga një masë njerëzish të radikalizuar ideologjikisht, fetarisht, njerëz të paguar për të yshtur ndasinë fetare, duke yshtuar njerëz të proceduar penalisht, kriminelë të maskuar për të ushtruar dhunë. Liria për të protestuar është një e drejtë që askush nuk e diskuton, rruga e protestës paqësore është rruga që të çon te dialogu”, tha Rama.



Skip to toolbar