“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”, Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

#NËRADAR


Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të muajve të fundit, duke hedhur poshtë pretendimet se qeveria ka qenë indiferente ndaj kërkesave të protestuesve.

Kryeministri tha se i ka dëgjuar vazhdimisht ata që janë mbledhur për muaj me radhë poshtë zyrës së tij, por sipas tij, protestuesit nuk kanë paraqitur kërkesa konkrete dhe kanë refuzuar dialogun.

Rama pretendoi gjithashtu se brenda protestës ka një grup të ideologjizuar “Antifa” dhe një komponent kriminal, ndërsa tha se në muajt në vijim do të dalin dëshmi të reja për atë që ai e quajti “revolucion imagjinar”.

Rama tha:

“Dua t’i them të gjithëve se kush thotë se deri më sot kemi qenë indiferentë ndaj atyre që erdhën për 4 muaj poshtë dritares së zyrës time harron se kam dëgjuar më shumë se çdo kush tjetër, çdo gjë që ata kanë thënë. Unë kam qenë duke punuar lart ata duke sharë poshtë, pa thënë asgjë konkrete dhe pa kërkuar asgjë konkrete madje duke refuzuar që të ulen dhe bisedojnë. Nuk kam ndërmend të tregoj mesazhe, i ka karakterizuar frika nga njëri tjetri, frika se do cilësoheshin si tradhtar. Janë një grup antifa aty, i ideologjizuar nga profesori i dhunës. Ka edhe një komponent kriminelësh, jam i bindur se muajt do sjellin dëshmi të vetë protestueve kur ata të çlirohen nga ky qërthulli gjithë këtij revolucioni imagjinar pas të cilit qëndrojnë edhe forca që nuk e duan përparimin e Shqipërisë. “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar…”.



Skip to toolbar