Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, është rikthyer në atdhe, në një klimë të tensionuar politike, pas më shumë se 10 muajsh në mërgim.
“Jam këtu. Me ju”, shkroi Machado të dielën në platformën X.
Lajmin e konfirmoi pak minuta më vonë aleati i saj, ish-kandidati për president, Edmundo González Urrutia, i cili shkroi: “Jam i emocionuar t’ju njoftoj se liderja jonë, e dashura ime María Corina, ndodhet në tokën venezueliane”.
Në janar, një muaj pasi Machado u largua nga Venezuela për të marrë Çmimin Nobel për Paqen në Norvegji, Shtetet e Bashkuara kapën presidentin Nicolás Maduro, kundërshtarin e saj politik.
Administrata Trump mbështeti më pas zëvendësen e Maduros, Delcy Rodríguez, si udhëheqëse të vendit. Ajo u betua si presidente e përkohshme dhe më vonë nënshkroi një marrëveshje nafte me Shtetet e Bashkuara.


