Berisha uron fituesit serbë/ Iu drejtohet studentëve të Beogradit, të Tiranës nuk i përgjigjen

#NËRADAR


Doktori i do studentët, por këta të Tiranës nuk ia varin. Ndaj edhe iu drejtua studentëve serbë.

“Unë u bëra thirrje fituesve të koalicionit të studentëve të ndjekin politikën e fqinjësisë së mirë, politikën pro-perëndimore.” tha ai

Në krye të koalicionit të studentëve në Serbi qëndron një profesor doktor. Edhe ai kardiolog. Berisha në Shqipëri dhe Srdanoviç në Serbi kanë zanat të përbashkët. Kurse doktorin me Vuçiçin e ndanin edhe pikëpamjet ideologjike.

“E përsëris, Aleksandër Vuçiç nuk ishte një komunist, ai ishte më shumë një Gjeorgjeviç si nacionalist.”- u shpreh Berisha

Por a është doktori i Beogradit më pak nacionalist se Vuçiçi? Srdanoviç është shumë i qartë: nuk e njeh Kosovën. Por doktori ynë s’e ka shumë mendjen te Kosova. Atij i duhet bulevardi.

“Pra, pavarësisht se në fushatë elektorale kaq hollësisht s’e kam ndjekur, po edhe këta kanë pasur qëndrime absolutisht të gabuara ndaj Kosovës, qëndrime të paqarta ndaj arritjeve me dialog me ndërmjetësimin e Brukselit, por të shpresojmë dhe urojmë që nesër në pushtet ta lexojnë si duhet votën e kombit serb, i cili përmbysi shtyllën kryesore të verbërisë nacionaliste serbe”, shtoi ai.

Pra Sali Berisha është i qartë, si gjithmonë. Nuk ka halle kombëtare, por vetëm politike. Ashtu si në vitin 1996, kur i bëri thirrje Rugovës për t’u bashkuar me Drashkoviçin në protestë që të hiqej vëmendja nga zgjedhjet e vjedhura në Tiranë. Kësaj radhe është në opozitë. Me vete ka pedagogët, mes tyre edhe Qorin. Studentët për momentin rrinë në auditore./abcnews.al



Skip to toolbar