Cutillo: Fletët e votimit të pavlefshme, mesazhi i qartë që u drejtohet forcave politike

Më të fundit


Ambasadori italian, Alberto Cutillo i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit si një rast unik në Shqipëri, pasi institucionet të ndryshme në përcaktuar data të ndryshme dhe e gjithë kjo solli një klimë pasigurie. Nga studio e Real Story Cutillo tha se numri i lartë i fletëve të pavlefshme të votimit ishte diçka që i kishte bërë përshtypje dhe ky sipas tij ishte mesazhi i qartë qe populli i dha te gjitha forcave politike. “Çfarë i bën qytetarët të shkojnë të votojnë, dhe më pas t`a bëjnë të pavlefshme fletën e votimit?! Këtë punë ia lë analistëve, por mendoj se është një mesazh i rëndësishëm që u drejtohet të gjitha forcave politike. Është një mesazh për të gjithë ata që duan ta ndryshojnë situatën, për të gjithë ata që duan të jenë në zgjedhjet e ardhshme se duhet analizuar kjo votë proteste.” – tha Cutillo

Cutillo foli edhe për vërejtjet e procesit zgjedhor duke deklaruar se në këtë rast duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Cutillo foli edhe për pjesëmarrjen e ulët të votuesve ndërsa theksoi përgjegjësinë e madhe të qeverisë për qeverisjen me 100 % të këshillave bashkiakë. Ambasadori tha se kjo do të vazhdojë vetëm për një periudhë të shkurtër, prandaj duhet reflektim mbi situatën në vend.

30 qershori sa i përket kuadrit juridik, për të mos folur për kuadrin politik, është një rast i vetëm besoj në historinë  shqiptare. Ka institucione të ndryshme që përcaktojnë data të ndryshme. Kjo krijoi një klimë pasigurie, siç e sinjalizoi dhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR, më pas do të shohim se si do të paraqitet në raportin përfundimtar. Në thelb unë do të thosha që kemi një paradoks siç e përmendëm dhe pak më parë, mendoj në ato bashki p.sh., ku ka votuar rreth 10% e votuesve. Dhe me këtë 10% sot dikush ka 100% të këshilltarëve bashkiakë. Është një përgjegjësi e madhe të administrosh këtë peshë përfaqësimi, të përfaqësosh këdo, pavarësisht se shumë pak veta i kanë votuar. Mendoj se kjo mund të vazhdojë vetëm për një periudhë të shkurtër, por mendoj se aspirata nuk është për shumë gjatë. Prandaj duhet të kërkohet një reflektim mbi këtë situatë. Prandaj dua të sqaroj diçka; ky rezultat zgjedhor mund të pranohet nga ana morale, por është një fakt, mund të ndryshohet vetëm nga një Gjykatë, nëse ka elemente që të bëjnë të mendosh se këto zgjedhje kanë qenë të parregullta ose jo.”- tha Cutillo



Skip to toolbar