Haradinaj, sot në zyrën e Thaçit për të dorëzuar dorëheqjen

AKTUALITET


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka të hënën ditën e tij të fundit si kryeministër dhe pritet t’i dorëzojë zyrtarisht dorëheqjen presidentit Thaçi.

Ditën e premte Haradinaj njoftoi opinionin publik në lidhje me aktin e tij të dorëheqjes për shkak se ka marrë një thirrje nga gjykata speciale në Hagë për t’u përballur me akuzat për krime lufte ndaj tij.

Kryeministri i Kosovës njëkohësisht dhe kreu i AAK-së tha se do të paraqitet në Hagë si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.

Ai gjithashtu komentoi se kjo thirrje, vinte si një presion në vazhdim i ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës 100% për mallrat serbe.

Kujtojmë se më herët duke nisur që nga samiti i Berlinit, kryeministri Haradinaj ka pasur presion të vazhdueshëm si nga Franca ashtu edhe nga Gjermania që të heqë taksën e vendosur për mallrat serbe. Por qeveria e Kosovës e ka vendosur këtë taksë si kusht që Serbia të njohë shtetin e pavarur të Kosovës.

Pas dorëheqjes së Haradinajt pati reagime të shumta, ndërsa partitë politike tashmë kanë sytë nga presidenti për datën e re të zgjedhjeve.

Haradinaj po ashtu në vitin 2004, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.



Skip to toolbar