Haradinaj e Thaçi emërojnë shefin e ri të Inteligjencës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaçi, emëruan të hënën Drejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Me anë të një njoftimi, Presidenca e Kosovës tha se Kreshnik Gashi është emëruar drejtor i AKI-së ndërsa Burim Gashi Inspektor i Përgjithshëm.

Ndërkohë, Kryeministri Ramush Haradinaj me anë të një reagimi në rrjetet sociale u shpreh: “Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së”.

Kreshnik Gashi, prej vitit 2015 ishte drejtor i bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë, ndërsa Burim Ramadani mbante postin e zëvendës ministrit të mbrojtjes.

Emërimi i drejtorit të Agjencisë së Zbulimit pasuan dorëheqjen e ish-drejtorit Shpend Maxhuni më 6 nëntor, gati një vit e gjysmë pasi ishte emëruar në atë post.

Haradinaj “vjedh” Kurtin, 28 Nëntori do festohet në Kosovë

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj vendosi të shpallte ditën e 28 Nëntorit, festën e shpalljes së pavarësisë kombëtare, ditë pushimi në Kosovë. Lajmin e dha vetë kreu i ekzekutivit në Kosovë. Ai e arsyeton këtë vendim si të motivuar politikisht, nga aspekti historik dhe ai tradicional.

“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, shkruan Haradinaj.

Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Mittwoch, 20. November 2019

Në fakt, ky vendim i papritur i Ramush Haradinaj duket i sinkronizuar me qasjen që ka Lëvizja Vetëvendosje për këtë datë. Dega e  Vetëvendosjes në Tiranë, ka paralajmëruar një marshim për “Bashkim Kombëtar” në këtë datë, që do të fillojë nga monumenti i Skënderbeut në qendër të Tiranës në drejtim të bustit të Adem Jasharit te “Rruga e Durrësit”.

Ky duket se do të jetë nga vendimet e fundit të Haradinajt si Kryeministër i Kosovës, pasi së shpejti karrigen e tij do t`ia lërë Albin Kurtit. Ndërkohë, Ramush Haradinaj nuk pranoi të jetë deputet i legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës, pas humbjes në zgjedhjet e 6 tetorit.

Haradinaj: Kurti të ketë kujdes me taksën, e përgëzoj për ministritë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se do mbështes çdo vendim të Albin Kurtit në të mirë të Kosovës. Haradinaj tha se është dakord me Kurtin për zvogëlimin e numrit të ministrive dhe shtoi se ai nuk ka pse i trembet Listës Serbe, pasi ajo nuk ka fuqinë ta ndalojnë qeverinë.

Unë e përshëndes në radhë të parë idenë për 12 ministri. Pra 12 ministri është drejt, duhet ta respektojmë dhe besoj që do të jetë një veprim i mirë dhe i mençur dhe do të mbetet në histori për përgjysmimin e ministrive, realisht është një ngjarje e mirë. Por nuk jam i mendimit që duhet përjashtuar Lista Serbe. Nuk ta bën Qeverinë më pak të Kosovës, ose ma pro serbe një ministër, cilido qoftë ai. S’ka çka të bën ai në qeveri. “ tha Haradinaj, i cili këshilloi Kurtin të ketë kujdes me Serbinë dhe të mos shfuqizojë taksën që ai ka vendosur. Për Haradinaj heqja e saj do të dëmtojë pozicionin e Kosovës përballë Serbisë, ndërsa tha se taksën e reciprocitetit mund ta vendos si masë shtesë bashkë me atë 100% për produktet serbe.

Te pjesa e veprimeve me Serbinë, dialogu, taksa reciprociteti, e ka të vështirë të ndryshojë diçka nga ato çka kemi bërë ne. Është vështirë të merr kurs të ri në raport me Serbinë, kur është ajo e njëjtë. Nuk i kemi marr për arrogancë ato vendime për mos ndarjen e Kosovës, ose mos shkëmbimin e territoreve, që ka qenë maskim për ndarje. Vendimin për Ushtrinë, për Trepçën, pavarësimin energjetik. Pra s’mundesh tash t’i me ia kthye dikujt pavarësimin energjetik, sepse e ka fituar Kosova këtë pavarësi. Vendimin për taksën nuk duhet me e dëmtua. Sepse dëmtohet pozicioni strategjik i vendit tonë, i qeverisë tënde përballë Serbisë. Nëse reciprociteti është masë shtesë pa e heq taksën, e përgëzoj. Nëse reciprociteti është maska që me i shti mallrat serbe në Kosovë, e me na pushtua Serbia ekonomikisht ende pa na njohur, atëherë këtu shprehu kundërshtim dhe mendoj se Kurti bën gabim të madh dhe nuk mundem t’ia aprovoj këtë”. tha Haradinaj

Haradinaj jep dorëheqjen. Nuk pranon mandatin e deputetit

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk do të jetë deputet i Kuvendit kosovar në legjislaturën e ardhshme. Ndonëse fitoi mandatin në zgjedhjet e 6 tetorit, Haradinaj deklaron se nuk do të ulet në Kuvend, por vendin e tij do ta lërë atë për kolegët. Ai shprehet se tani e tutje do të vijojë të reformojë Aleancën për Ardhërminë e Kosovës, për ta rikthyer atë më të fuqishme.

“Ulësen time në Kuvendin e Kosovës, do ta lë për kolegët, por pandalë, do të vazhdoj të mbaj të hapura dyertë e Aleancës për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani, dhe për mbajtjen e vëmendjes së plotë e të pakursyer tek temat jetike për vendin, pa asnjë kompromis. Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës”, shkruan Haradinaj.

Duke falënderuar 100 mijë votuesit e AAK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, Haradinaj bën thirrje për konstituimin e institucioneve sa më parë. Ndërkohë, Ramush Haradinaj shprehet se për interesin e Kosovës, ai do të jetë krah kundërshtarëve politik.

“Do të vazhdoj të mbetem besnik ndaj vullnetit tuaj politik, besimit që ma keni dhënë dhe përkrahjes së vazhdueshme e të pakursyer për tash e 20 vite, përgjatë të gjitha proceseve që ka kaluar vendi. Fati im personal e politik, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë se fati i Kosovës. Në secilin rast, do të vazhdoj punën e pandalshme në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe do t’u qëndroj në krahë edhe kundërshtarëve politik, nëse ata do të vazhdojnë drejtimin që nisëm ne, për mbrojtjen dhe forcimin e interesit strategjik dhe sovranitetit të Kosovës. Uroj që sa më parë të kemi konstituim të institucioneve, me të njejtën pjekuri politike siç e zhvilluam këtë proces zgjedhor”, shkruan Haradinaj.

“Kosova nuk është shtet”, Haradinaj përplaset me Borrell

Komisioneri i ri për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, shprehet se “Kosova nuk do të jetë shtet pa e njohur Kina, Rusia dhe India”. Këtë deklaratë, diplomati spanjoll që do të drejtojë politikën e jashtme të BE, e bëri gjatë takimit me anëtarët e Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së. Madje, ai shprehet se vizitën e parë në detyrën e re të diplomatit të BE-së, do ta zhvillojë në Kosovë.

“Vizita ime e parë do jetë në Kosovë. Nuk ka rëndësi se ç’po bën Spanja, pasi për sa kohë Rusia, Kina apo India nuk do njohin pavarësinë, Kosova nuk do jetë shtet. Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje dhe do të bëj atë që është e mundur për të përmbushur këtë prioritet. Kjo është një nga çështjet që do merren shumë në konsideratë, pasi Status Quo-ja aktuale nuk shërben. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Dhe jam i lumtur që Kosova zhvilloi zgjedhje krejtësisht demokratike”, pohoi ai.

Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga politika në Kosovë. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili shkruan se “ndiej keqardhje për deklaratën e Borrell”. “Sot, kur dëgjojmë z.Borrell, i nominuar për të zëvendësuar znj.Mogherini, duke deklaruar gjatë seancës dëgjimore para Komisionit për Politikë të Jashtme, se Kosova asnjëherë nuk do jetë shtet përderisa nuk njihet nga Kina, Rusia, e India, ndjej keqardhje për cektësinë e njohurive të tij për rajonin tonë, ndërsa pretendon të udhëheqë politikën e jashtme të BE-së. Ia kujtojmë z.Borrell parimin themelor – se njohja sipas të drejtës ndërkombëtare, nuk e bën apo zhbën qenësinë e shtetit”.

“Njohja është akt politik, dhe nuk e percakton funksionalitetin juridik e politik të shtetit. Kosova është me fat që e ka bekimin e shumicës kritike të shteteve demokratike perëndimore, që vazhdojnë të na përkrahin në secilën fushë. Deklaratat e tilla, sidomos para konfirmimit të pozitave me ndikim në institucionet evropiane, provojnë qartë nivelin e ultë të kredibilitetit dhe njohjes sipërfaqësore të rrethanave në Ballkan nga z.Borrell”, shkruan ndër të tjera Haradinaj.

Haradinaj konfirmon koalicionin me PSD, regjistrohet në KQZ

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka dorëzuar në KQZ koalicionin e tij qeveritar parazgjedhor me PSD-në.

“Sapo aplikuam për zgjedhje, si koalicion AAK-PSD, për jetësimin e 100% shtet. Na priftë e mbara”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ishin partitë e para që nënshkruan marrëveshje në mënyrë që të kenë një listë të përbashkët me kandidatë për deputetë, ndërkohë kjo procedurë vijoi me Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, ndërsa këtyre iu është bashkuar edhe Partia e Drejtësisë.

Pas dorëheqjes, Haradinaj mendon për zgjedhjet: Të mbahen brenda dy muajve

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se duhet të respektohen afatet kohore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Sipas Haradinajt, nuk ka arsye që mbajtja e zgjedhjeve të vonohet. Për të ruajtur stabilitetin e vendit, sipas tij zgjedhjet duhet të mbahen brenda 2 muajve.

“Nuk besoj se ka arsye të vonohet shumë. Është me rëndësi, jo sepse ka vakuum qeverisës, por që t’i jepet sovranit mundësia për të vendosur sa më shpejt. Nuk bën që t’i vonohet popullit e drejta për të vendosur për më tutje. Do të ishte me rëndësi që në afatet kohore – diku rreth dy muaj – të ndodhin zgjedhjet. Kështu janë ato dinamikat prej këtu e tutje. Shpresoj të rrjedhin kështu. Kohë merr edhe konstituimi i Parlamentit pastaj, edhe formimi i qeverisë së ardhshme. Është me rëndësi që të gjitha këto të ndodhin në afate të duhura kohore”, tha Haradinaj të hënën.

Haradinaj gjithashtu tregon arsyet që e çuan atë që të heqë dorë nga posti i shefit të ekzekutivit ndërsa sqaron se nuk ka asnjë akt akuzë ndaj tij, por vetëm ftesë për t’u pyetur për krime lufte.

“Unë kam marrë ftesë, i përgjigjem, pra kryej obligimet e mija ligjore që më takojnë, por ka qenë për mua e papranueshme që kryetarin e Qeverisë, në këtë rast shefin e ekzekutivit dhe sovranitetin – sepse unë jam shef i ministrit të Mbrojtjes, i ministrit të Rendit, i Drejtësisë – nuk kam mundur ta çoj shtetin para hetuesve. Për këtë arsye edhe kam dhënë dorëheqje, pra që ta ruaj nderin e shtetit dhe të kryetarit të Qeverisë. Ne jemi shtet i ri, por po krijojmë, ta quaj, doktrinën e shtetit tonë dhe nuk kam dashur që Kosovës t’i shkruhet në një moment të caktuar. Pastaj, ka të bëjë edhe me nderin tim personal, nderin e luftëtarit shqiptarë. Unë e kam dëshmuar pafajësinë dy herë edhe për këtë arsye e kam marrë këtë vendim”, është shprehur Haradinaj.

Kryeminstri i dorëhequr Haradinaj duket se ia ka dalë të mbajë premtimet e tij, një prej të cilave ka qenë se largohet nga posti i kryeministrit dhe taksën ndaj mallrave serbe nuk e heq, sikurse po ndodh tani. Harandiaj i bën apel forcave politike në Kosovë të bashkohem në dy çështje kryesore, të mos lejojnë heqjen e taksës pa u njohur Kosova nga Serbia si dhe të mos lejojnë krijimin e një “Dodik Republike”, pra një shteti me ndikim nga Rusia dhe Serbia.

“Kam deklaruar po ashtu që një “Dodik Republikë” ose një republikë me ndikim të Rusisë është e papërballueshme për Kosovën dhe nuk është specifika e tillë. Njëkohësisht kam thënë që taksa nuk bën të hiqet deri në njohje.

Në këto qëndrime unë pres një përkrahje, një unitet pa marrë parasysh që ne garojmë kundër njëri-tjetrit për pushtet. Këto nuk janë qëndrime të pushtetit, janë qëndrime të interesave nacionale.

Pra, të mos heqim taksën pa njohje. Këto janë qëndrimet për të cilat unë pres respekt dhe nuk ka lidhje çka mendojnë për mua, por këto janë qëndrime që pres respekt për interesa të tyre, jo për të mijat ose për interesa të partive të tyre. Në këto qëndrime, pra i ftoj të gjithë që të bashkëpunojmë, pa marrë parasysh se çka kanë thënë atë ditë apo do të thonë një ditë tjetër”, tha Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës dha dorëheqjen nga posti për t’iu përgjigjur thirrjes nga gjykata speciale e Hagës për krimet e luftës në Kosovë, çështje kjo për të cilën Haradinaj është gjykuar dhe ka dalë i pafajshëm dy herë.

Panik te politikanët: Dorëheqja e Haradinajt ka pasoja për Serbinë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Rada Trajkoviq, vlerëson se me dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është shtyrë edhe presioni mbi institucionet e Kosovës në lidhje me heqjen e taksës për produktet nga Serbia.

“Kjo është goditja e tij e fundit dhe më e fortë në refuzimin e heqjes së taksës dhe unë nuk shoh se kush mund të vendosë për pezullimin e saj në këtë kohë”, citohet të ketë thënë Trajkoviq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Madje, sipas saj, me dorëheqjen e Haradinajt mund të thuhet se nuk mund të ketë së shpejti edhe një progres serioz të dialogut.

“Meqenëse ky është një proces i cili zgjatë, veçanërisht ai për formimin e një qeverie, ka shumë të ngjarë që bisedime midis Beogradit dhe Prishtinës të mos ketë deri në fund të vitit kalendarik”, ka thënë Trajkoviq. Ajo deklaroi se në këtë do të ndikojnë edhe zgjedhjet në Serbi të cilat pritet të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Kështu që ekzistojnë të gjitha mundësitë që nuk do të ketë progres serioz në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm”, ka thënë ndër tjerash Trajkoviq. /Telegrafi/

Haradinaj, sot në zyrën e Thaçit për të dorëzuar dorëheqjen

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e ka të hënën ditën e tij të fundit si kryeministër dhe pritet t’i dorëzojë zyrtarisht dorëheqjen presidentit Thaçi.

Ditën e premte Haradinaj njoftoi opinionin publik në lidhje me aktin e tij të dorëheqjes për shkak se ka marrë një thirrje nga gjykata speciale në Hagë për t’u përballur me akuzat për krime lufte ndaj tij.

Kryeministri i Kosovës njëkohësisht dhe kreu i AAK-së tha se do të paraqitet në Hagë si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.

Ai gjithashtu komentoi se kjo thirrje, vinte si një presion në vazhdim i ndërkombëtarëve ndaj qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës 100% për mallrat serbe.

Kujtojmë se më herët duke nisur që nga samiti i Berlinit, kryeministri Haradinaj ka pasur presion të vazhdueshëm si nga Franca ashtu edhe nga Gjermania që të heqë taksën e vendosur për mallrat serbe. Por qeveria e Kosovës e ka vendosur këtë taksë si kusht që Serbia të njohë shtetin e pavarur të Kosovës.

Pas dorëheqjes së Haradinajt pati reagime të shumta, ndërsa partitë politike tashmë kanë sytë nga presidenti për datën e re të zgjedhjeve.

Haradinaj po ashtu në vitin 2004, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.

Pak orë para nisjes drejt Hagës, Haradinaj takon Metën në Prishtinë

Një ditë para nisjes për në Hagë, Kryeministri i dorëhequr i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. Takimi është zhvilluar në Prishtinë, lajmin për të cilin e ka dhënë vetë Haradinaj me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyer mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, shrkuan Haradinaj.

Ndërkohë, Ilir Meta ka reaguar për këtë takim me Haradinaj, duke u shprehur: ” I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues”. Vizita vjen vetëm disa orë para se Ramush Haradinaj të niset drejt Gjykatës së Hagës, ku është thirrur për herë të tretë për të dëshmuar për ‘krime lufte’.

Ilir Meta ka shprehur mbështetjen më herët për Haradinajn, që dy ditë më parë dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, për t`u paraqitur në Hagë si qytetar i thjeshtë. Ndaj dhe takimi i sotëm i Metës me Haradi najn, duket se ka qenë për t`i konfirmuar mbështetjen kreut në largim të qeverisë së Kosovës.

Skip to toolbar