Haradinaj “vjedh” Kurtin, 28 Nëntori do festohet në Kosovë

AKTUALITET


Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj vendosi të shpallte ditën e 28 Nëntorit, festën e shpalljes së pavarësisë kombëtare, ditë pushimi në Kosovë. Lajmin e dha vetë kreu i ekzekutivit në Kosovë. Ai e arsyeton këtë vendim si të motivuar politikisht, nga aspekti historik dhe ai tradicional.

“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, shkruan Haradinaj.


Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Mittwoch, 20. November 2019

Në fakt, ky vendim i papritur i Ramush Haradinaj duket i sinkronizuar me qasjen që ka Lëvizja Vetëvendosje për këtë datë. Dega e  Vetëvendosjes në Tiranë, ka paralajmëruar një marshim për “Bashkim Kombëtar” në këtë datë, që do të fillojë nga monumenti i Skënderbeut në qendër të Tiranës në drejtim të bustit të Adem Jasharit te “Rruga e Durrësit”.

Ky duket se do të jetë nga vendimet e fundit të Haradinajt si Kryeministër i Kosovës, pasi së shpejti karrigen e tij do t`ia lërë Albin Kurtit. Ndërkohë, Ramush Haradinaj nuk pranoi të jetë deputet i legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës, pas humbjes në zgjedhjet e 6 tetorit.




Skip to toolbar