Patentën ndërkombëtare mund ta tërhiqni edhe tek “Ish Nsharaku”. Dokumentet që ju duhen

AKTUALITET


Përveçse në Kashar, tashmë patentën ndërkombëtare dhe lejen e qarkullimit ndërkombëtar mund ta tërhiqni edhe tek Ish Nsharaku në Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) njofton të gjithë ata që duan të udhëtojnë jashtë shtetit se leja e drejtimit ndërkombëtar dhe leja e qarkullimit ndërkombëtar, mund të tërhiqen edhe te zyrat e DRSHTRR Tiranë, pranë Qendrës së Kolaudimit të Mjeteve (ish-Nshraku), përveçse në DRSHTRR Tiranë në Kashar.

“Shërbimi i ri i ofruar edhe në Tiranë, shmang radhët dhe kursen kohën në këto ditë të nxehta. Të interesuarit për të marrë dokumentet e lartpërmendur, duhet të kenë me vete: leje drejtimi kombëtare/leje qarkullimi kombëtar, dokument identifikimi, 1 fotografi për leje drejtimi ndërkombëtare”, thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Leja e drejtimit ndërkombëtare dhe leja e qarkullimit ndërkombëtare janë të vlefshme për 3 vite me tarifën 500 lekë.



Skip to toolbar