Historia u mbajt e fshehtë. Neil Armstrong vdiq për faj të mjekëve, familjarët morën 6 milionë $

AKTUALITET


Mediat amerikane kanë zbuluar së fundi historinë e patreguar të vdekjes së Neil Armstrong. Njeriu i parë që shkeli në hënë vdiq nga një gabim i mjekëve, ndërsa familjarët e tij u dëmshpërblyen nga spitali me 6 milionë dollarë.

Kur Neil Armstrong vdiq në spital dy javë pasi iu nënshtrua një operacioni në zemër në vitin 2012, familja e tij shpërndau një deklaratë prekëse për të gjithë admiruesit e tij në mbarë botën.


“Duke nderuar shërbimin e tij shembullor, arritjet dhe modestinë”, shkruajtën ata, duke u thënë admiruesve të njeriut të parë që shkeli në Hënë se “herën tjetër që do të ecni jashtë në një natë të qartë dhe do të shihni hënën duke qeshur poshtë mendoni për Neil Armstrong dhe i jep atij një shkelje syri”

Por në mënyrë private, reagimi i familjes ndaj vdekjes së tij në moshën 82 vjeccare ishte e stuhishme.

Dy djemtë e tij pohuan se mjekët treguan pakujdesi dhe paaftësi në Spitalin e Mercy Health – Fairfield, gjë që i kushtoi jetën Neil Armstrong.

Për të mbuluar këtë fakt, klinika ku ai ndodhej sipas New York Times, e pagoi heshtjen e familjes së astronautit me 6 milionë dollarë. Gazeta prestigjioze thotë se Mercy Health i dha këto para për një marrëveshje të fshehte në 2014-tën, dy vjet pasi Armstrong kishte ndërruar jetë.

Dokumentet e dala në dritë tani konfirmojnë se paratë u derdhen për shkak të pretendimeve se vdekja e Armstrong, kishte qenë pasojë e një gabimi.

Bota përkujtoi këto ditë 50 vjetorin e asaj që cilësohet si një prej ngjarjeve më të rëndësishme të shekullit të 20-të, megjithatë fundi i protagonistit të uljes së parë në satelitin e vetëm natyror të tokes, nuk ishte po aq i lavdishëm.

Dy javë përpara se të vdiste në 2012-tën, Armstrong u shtrua në një spital të Ohajos me probleme kardiake, ndaj i vendosën një aparaturë që maste ritmin e zemrës ( pacemaker). Ai u bë pak më mirë e nisi të ecte vetë, kujton e shoqja, ndaj mjekët menduan se ishte momenti që aparatura t`i hiqej.

Por ndërsa kryenin këtë procedurë, stafi mjekësor shkaktoi aksidentalisht një çarje dhe hemoragji të brendshme. E gjithë kjo u mbajt e fshehur; u tha vetëm se shkak i vdekjes ishin bërë “komplikacionet postoperatore”.

Neë York Times thotë se 6 milionët e dhënë nga spitali për familjen në mënyrë që të shmangej një betejë ligjore, u ndanë mes dy djemve, vëllait dhe motrës se astronautit, ndërsa gruaja e dyte e tij, Carol, nuk pranoi të merrte para.




Skip to toolbar